Arsim Sinani: Ja pse duhet të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut

Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike thotë se Maqedonia e Veriut ka nevojë për zgjedhje të reja.

“Mendoj se Maqedonisë së Veriut i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak se na duhet një qeveri me më tepër kompetenca dhe më pak e korruptuar dhe nuk mendoj se kjo përbërje maqedonase mund të sjell diçka të mirë për qytetarët përveç pesimizmit dhe të largimit të tyre për shumë arsye të cilat dihen”, thotë analisti politikSinani, duke akuzuar Qeverinë për mospërmbushjen e premtimeve të shumta që kishte dhënë para ardhjes në pushtet dy vjet më parë, e të cilat edhe mund të jenë arsyeje që Zaevi t’i shmanget mbajtjes së zgjedhjeve, përcjellë Zhurnal.StrugaLajm

“Qeveria aktuale është në krizë të thellë për shkak se nuk kemi parë reforma gjatë kësaj periudhe, çështja tjetër është se Zaevi është në pikët më të ulët për shumë arsyeje për shkak se abuzoi me votën e qytetarit. Ndërkohë kur flas për shqiptarët në raport me qeverinë, ata nuk pan diçka substanciale për ta, por vetëm premtime e buzëqeshje. Pra, këto janë pak a shumë shqetësimet se pse nuk do të mbahen zgjedhje”, thotë Sinani.

In : Aktuale

Loading...
loading...