Arsllani:Jemi në rrugë të mbarë për ta kaluar situatën me koronavirusin

Numrat dhe tendenca në këtë grafikon janë jashtëzakonisht inkurajuese. Kurba e pacientëve të shëruar është duke u ritur ndjeshëm ndërsa numri i rasteve aktive shënon rënie të madhe.

Sot kemi pasur vetëm 5 raste të reja nga gjithësej 249 teste, që paraqet një normë prej 2% pozitive nga të gjitha testet e kryera brenda një dite.

Numri i pacientëve që kanë indikacion për testim është duke u zvogëluar, me ç’rast zvogëlohet ndjeshëm dhe numri i testeve të kryera. Sipas informatave nga laboratorët privatë, kërkesat për testim gjithashtu kanë rrënë ndjeshëm. Koha e pritjes për testim gjithashtu është zvogëluae në minimum, d.m.th një ditë.StrugaLajm

Vazhdojmë të testojmë në mënyrë aktive në të gjitha pikat dhe në të gjitha laboratorët, sipas indikacioneve për testim, por edhe ta monitorojmë nga afër situatën derisa epidemia të qetësohet plotësisht. Deri më tani, janë kryer gjithësej 17,246 testime.

In : Aktuale

Loading...
loading...