Artistet shqiptare bëjnë histori, Dua Lipa dhe Ava Max ndër këngëtaret më të dëgjuara në botë

Artistet me origjinë shqiptare kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Madje ato kanë bërë edhe histori, duke u renditur në listat e këngëtareve më të dëgjuara të viteve të fundit.

Së fundmi Spotify ka bërë publike listën me emrat e 10 artisteve femra më të klikuara dhe në mesin e tyre janë renditur dhe dy artistet shqiptare, Dua Lipa e Ava Max.StrugaLajm

Dua Lipa ka arritur të renditet në vendin e tretë, me gjithsej 14 milionë dëgjime, duke lënë pas emra të njohur si Ariana Grande, Beyonce, Lady Gaga, Nicki Minaj dhe Rihannën. Ndërsa Ava Max është pozicionuar në vendin e fundit, duke arritur më shumë se 6 milion dëgjime.StrugaLajm

Kujtojmë që Dua Lipa pak ditë më parë solli projektin më të fundit të titulluar “Un Dia” në bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny, ndërsa Ava Max lançoi “Who’s Laughing Now”. Ndërkohë, Ava ka bërë gjithashtu me dije se do të publikojë dhe albumin “Heaven & Hell” në 18 shtator.


Loading...
loading...