Austri, 3.600 euro gjobë për personat kundër vaksinës COVID

Austria planifikon të vendosë gjoba deri në 3.600 euro për personat që refuzojnë injektimin me vaksinën anti-COVID.

Ministri i Shëndetësisë tha se nga shkurti për të gjithë banorët 14 vjeç e lart vaksina do të jetë e detyrueshme.StrugaLajm

Qeveria njoftoi muajin e kaluar se do të zbatonte një mandat të përgjithshëm të vaksinës në fillim të vitit të ardhshëm, duke u bërë vendi i parë evropian që e bën këtë. Ajo ka hartuar detaje të projektligjit në javët e fundit, me mbështetjen e dy prej tre partive opozitare në parlament.StrugaLajm

Ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mueckstein tha se do të ketë përjashtime për gratë shtatzëna, megjithëse ai theksoi se vaksinimet rekomandohen edhe për to, për njerëzit që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore dhe për njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 gjashtë muaj më parë nga momenti i injektimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...