Aktuale
Babai e plagos me armë zjarri djalin!

Një ngjarje e hidhur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gostivar.
Sipas policisë, A.S (1960) nga Gostivari, është fjalosur me djalin e tij B.S (1984) për çështje të parave dhe më pas ka nxjerr pistoletën dhe ka shtënën në drejtim të tij, duke e plagosur në krahun e majtë.
Me makinë të Ndihmës së Shpejtë ai është dërguar në spitalin e Gostivari.