Basha në Strugë :Interes strategjikë i shqiptarëve është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE

Lideri i Partisë Demokrtaike të Shqipërisë, sot po qëndron në Strugë, ku ka patur një agjendë të ngjeshur takimesh.Basha, serinë e takimeve e nisi me Menduh Thacin e PDSH-së ,për ta pasuar me Bilall Kasamin nga Besa dhe Ziadin Selën e Aleancës, për ta përembyllur me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.Në të gjitha, takimet, Basha,  në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, përvec se u informua për ecurinë e fushatës pro referendumit nga ana e partive shqiptare mbështeti këtë përcaktim pro referendumit, duke theksuar se është në interes strategjik të Shqipërisë që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe BE.Ndërkohë, Basha u sigurua nga liderët e partive shqiptare në Maqedoni se ata aktivisht janë angazghuar në funksion të mbështetjes pro të referendumit.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...