BDI: Këshillit komunal të Gostivarit i janë hequr 8 këshilltarë! Me vendim të qeverisë VLEN janë fshirë 33.803 mërgimtarë

Nga BDI- Gostivarë thonë se me fshirej e mërgatës, Gostivari ka ngelur me 59.770 qytetarë, dhe për pasojë edhe numri i këshilltarëve komunal është zvogëluar për gati 30%, përcjell TV21. Këshilltari komunal nga radhët e BDI-së, Lekë Dalipi tha se përjashtimi i banorëve jorezidentë nga komuna e Gostivarit, e që në shumicë janë shqiptarë, ngre shqetësime të mëdha.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FTV21Videos%2Fvideos%2F2511562989036451%2F&show_text=false&width=380&t=0StrugaLajm

https://adserver.piksel.mk/www/images/f69e2af3e49d2fcff9d997a49148657f/index.html?clickTag=https%3A%2F%2Fadserver.piksel.mk%2Fwww%2Fdelivery%2Fcl.php%3Fbannerid%3D1816%26zoneid%3D1124%26sig%3D3ce0d093a8f4b0570b654a1d2c864426bb6e01d17a6f4caf1474da13ae9f560e%26dest%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.pcb.mk%252Fproyoung-paket-za-mladi.nspx

“Vendimet në vazhdimësi, me theks të veçantë ky vendim i 24 shtatorit, po godet rëndë edhe qytetin dhe qytetarët e Gostivarit. Këshilli i Komunës së Gostivarit reduktohet për 8 këshilltarë komunal. Nga numri i përgjithshëm prej 31 këshilltarë, aq sa ka numëruar në këto 34 vite pluralizëm politik, me ngritjen e dorës të Arben Taravarit, Izet Mexhitit, Fatmir Limanit dhe vazalëve të tjerë qeveritarë të VLEN-it, numri i këshillltarëve komunal në Gostivar zvogëlohet në 23. Kjo ndodh për shkak se qeveria monoetnike solli vendim që nga numri i përgjithshëm i popullsisë në territorin e komunës së Gostivarit, të fshihen 33.803 mërgimtarë. Në regjistrimin e vitit 2021, në komunën e Gostivarit u evidentuan 93.573 qytetarë rezidentë dhe jorezidentë. Me fshirjen e mërgatës, Gostivari ka ngelur me 59.770 qytetarë, dhe për pasojë edhe numri i këshilltarëve komunal është zvogëluar për gati 30%. Me këtë vendim të qeverisë me legjitimitet monoetnike, Gostivari i cili deri dje ishte një nga pesë qytetetët më të mëdhaja të Maqedonisë së Veriut, tani kalin në mesin e komunave rurale dhe do të krahasohet me komunën e Zelenikovës, Kratovës, Berovës, Krushevës dhe Veçanit”, deklaroi Dalipi.

In : Aktuale

Loading...
loading...