BDI: Shëndeti në vend të parë, respektoni masat e kujdesit

Në mbledhjen e sotme të Shtabit qëndror zgjedhor të thirrur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u shqyrtua situata aktuale në vend, masat për kujdes dhe hapat për rimëkëmbje ekonomike.

Të gjithë bashkërisht synojmë kthimin sa më të shpejt në normalitet dhe ta rindërtojmë e përforcojmë ekonominë tonë, por çdo kthim në rutinën e përditshme me doemos duhet të përcillet me respekt të pakomprokis të masave për kujdesi nga qytetarët që të parandalohet rritja e numrit të të infektuarve.Related PostsMaj 29, 2020StrugaLajm

Mosrespektimi i masave dhe mospasja e kujdesit mund të shkakton pasoja të paparashikueshme afatgjata që do ta lëndojnë gjithë shoqërinë.StrugaLajm

Prandaj, Shtabi Qëndror Zgjedhor i BDI, në përputhje me rrethanat e reja dhe parashikimet për javët në vijim, do të zhvillojë konsultime intenzive me institucionet dhe ekspertët dhe vlerësimet dhe vendimet e veta do ti vendos në përputhje me sygjerimet e ekspertëve të cilat nuk guxojnë të ndikohen politikisht, por të sillen me përgjegjësi për shëndetin publik.

BDI apelon deri tek qytetarët që ti respektojnë masat e kujdesit, mbajtjen e maskave mbrojtëse, distancën fizike, të evitojnë çdo mbledhim dhe të mbajnë higjienën personale në nivel.

In : Aktuale

Loading...
loading...