BDI Strugë i rikujton Dobovjanin “turistit” Ziadin Sela (VIDEO)

Të nderuar qytetar të Dobovjanit,
sot ndodhemi në Fshatin Dobovjan, një fshat me virtyte kombëtare dhe vlera intelektuale të jashtëzakonshme, i cili ka nxjerr gjithmon personalitete të rëndësishëm të qytetit tonë, si mjekë, profesor, inxhinier, e shumë profesionist të profesioneve të ndryshme.
Sot i themi TURISTIT të Komunës së Strugës – Ziadin Selës se ky fshat ekziston dhe ndodhet shumë afër Strugës, ndërkohë që edhepse afër qytetit tonë, për TURISTIN ka qënë shumë e largët, meqënëse e ka vizituar vetëm në prag të zgjedhjeve parlamentare njëherë dhe besojmë se këtë radhë do të duhet të jap llogari para qytetarëve të Dobovjanit, për të treguar dhe për të spjeguar se sa i ka realizuar premtimet dhëna para 4 viteve !!!!!
Të dashur qytetar të Dobovjanit, jo rastësisht përmendëm pak më sipër se Dobovjani ka qytetar të nderuar dhe personalitete e intelektual të rëndësishëm të cilët dinë të vlerësojnë drejtë, dinë të mendojnë logjikshëm dhe dinë të gjykojnë dhe të veprojnë në interes të vendbanimit të tyre, në interes të familjeve dhe fëmijëve të tyre. Prandaj që ta kuptoni se çfar është dashur të bënte ai për Dobovjani nga premtimet e dhëna para katër vitesh, ju a rikujtojmë me këtë video që ai ka bërë premtimet lidhur me projektet që ai ka dashur ti realizoj për Dobovjanin.
Pra ja të nderuar qytetar, tani ju ftojmë ta ndiqni këtë video dhe vlerësoni vet TURISTIN e Komunës se çfar ai ka premtuar dhe se çfar ka bërë për Dobovjanin.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...