Kafkë dhe eshtra njeriu janë gjetur në vendin “Cërven Breg”, në afërsi të deponisë për hedhurina ndërtimore në Berovë. Siç është theksuar në buletinin e policisë, pardje rreth orës 14:30 në Stacionin Policor Berovë, A.S. (43) nga Gjermania, me vendbanim në Berovë, duke lëvizë në vendin “Cërven Breg”, në afërsi të deponisë për hedhurina ndërtimore, ka vërejtur një pjesë të kafkës e cila i ka ngjarë si e njeriut.
Pas ekspertizës së kryer dje nga ekipi i SP Berovë në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur edhe një thes në të cilin ka pasur eshtra të cilat kanë ngjarë si eshtra njeriu. Eshtrat janë ngritur nga vendi i ngjarjes nga ana e ekipit hetimor nga SP-Berovë për procedurë të mëtejshme.