BDI:Turisti në Dollogozhd

 

Të nderuar Dollogozhdar,

Dëshirojmë që të reagojmë lidhur me të ashtuquajturat “projekte” të realizuara nga ana e ish-Kryetarit Ziadin Sela në fshatin Dollogozhdë, të cilat ai dhe partia e tij i kanë potencuar në fletushkat propaganduese të cilat janë të shpërndara në Dollogozhdë. Aty potencohet që në periudhën 2013-2017 se janë asfaltuar tre rrugë të rëndësishme brenda fshatit , në bazë të kësaj që ata kanë potencuar , kërkojmë që të na faktoni se për cilët rrugë e keni fjalën?! Sepse rrugët në Dollogozhdën tonë i keni lënë me gropa njëllojë si Kaçkavall i prishur ku ke frikë të hecësh me veturë sepse shancet për të tu shpuar goma ose për tu prishur ndonjë pjesë e makinës janë shumë të larta. Gjithashtu keni potencuar tek fletushkat tuaja ku me Dijen dhe Guximin tuaj po thoni se keni ndërtuar kanalizimin e fshatit. Përsëri na bëtë që të mendohemi thellë dhe përgjigjja është e lehtë DOLLOGOZHDA NUK KA KANALIZIM. Kështuqë fletushkat tuaja ”të ditura” dhe “të guximshme” mundeni që ti shperndani diku tjetër , në fakt nuk e dijmë se ku mundeshit që ti shpërndani edhe tjerat sepse në asnjë vendbanim nuk keni bërë ASGJË. Thjeshtë një gjë sipas gjasave keni bërëedhe ato janë FLETUSHKAT. Po të dashur Dollogzhdar dhe ju qytetar të Strugës , ata dijnë të bëjnë vetëm FLETUSHKA propaganduese ku dijnë vetëm që ti gënjejnë dhe mashtrojnë qytetarët për gjoja projekte TË MËDHA, e në brendësi të çdo lokaliteti mund të shiheni vetëm projektet dhe realizimet e bëra në një periudhë tjetër, në periudhën ku një Njeri tjetër dhe kishte edhe Dijenin dhe Guximin e nevojshëm që të realizonte projekte të realizuara edhe për Dollogozhdën edhe për Strugën. Nuk duam që të vazhdojmë më tutje e të flasim për ujin e pijshëm dhe për probleme të tjera që fshati yn ka , sepse janë tepër. E që ju kurr dhe asnjëherë nuk ju kujtua që të kryeni një projekt serioz për Dollogozhdin dhe Dollogozhdarët. Por populli e din më së miri, ata do të dënojnë me votën e tyre këta mashtrues dhe gënjeshtar.StrugaLajm

Votonumrin 3, Voto për Ramiz Merkon.

BDI-STRUGËStrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...