![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/12/Screenshot_20191202_144727.jpg)
Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri. Këngëtarja shqiptare, me famë botërore ka shkuar për herë të parë në Bubq, një zonë e cila u prek shumë nga tërmeti. Në një prononcim për medie, Bebe ka shprehur keqardhjen për 51 viktimat e tërmetit 6.4 ballë që tundi vendin më 26 nëntor. Këngëtarja tha se erdhi në Shqipëri, për t’u qëndruar afër shqiptarëve, gjakut të saj.
![](https://dritare.net/wp-content/uploads/2019/12/bebe-534x256.png)
Bebe tha se tashmë janë duke mbledhur fonde dhe se do t’u ndërtojë shtëpi, dy familjeve.
Bebe u shoqërua në Bubq nga aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja, Xhensila Myrtezaj. Bebe hyri brenda banesave të dëmtuara.
![](https://dritare.net/wp-content/uploads/2019/12/bebe-2.jpg)
Këngëtarja mori dhurata nga banorët, ndërsa nuk harroi t’u shpërndante ëmbëlsira fëmijëve të vegjël, nga valixhja e madhe që solli nga Amerika./K.C/dritare.net
![](https://dritare.net/wp-content/uploads/2019/12/bebe-rexha-770x388-696x351.jpg)