Bekim Qoku: Dhe ja, më në fund, Erdhi dita, Ali opozita

Deputeti nga koalicioni VLEN, Bekim Qoku pas votimit të Qeverisë së re, ka dalur me nje postim në rrjetet sociale ku shkruan:

Dhe ja, më në fund, Erdhi dita, Ali opozita.

Sot shqiptarët e MV u çliruan nga uzurpimi dhe monopolizimi i pluralizmit nga ana e BDI-së, një parti e cila nga viti 2006 e ka lënë në stagnim dhe ngulfatje të plotë avancimin e të drejtave të cunguara të shqiptarëve.

Pafund afera, korrupsion të lartë, njerëz nëpër lista të zeza, shëndetësi skandaloze e jo dinjitoze, ekonomi të dështuar, arsim e kulturë dekadente dhe ekzod masiv të popullatës janë rezultatet e 22 vjet pushteti të kësaj partie dhe drejtuesve të saj.

Largimi i BDI-së dhe Ali Ahmetit nga pushteti do i bëjë mirë jo vetëm shqiptarëve dhe qytetarëve të vendit, por të gjithë rajonit. Korrupsioni i partisë shqiptare ka forcuar antishqiptarizmin maqedonas. Tash presim një politikë shqiptare pa korrupsion, që e forcon kombin tonë dhe e dobëson antishqiptarizmin. Ne duam bashkëjetesë, barazi dhe respekt, por ajo nuk arrihet me politikanë të korruptuar.StrugaLajm

Jo BDI e Ali Ahmeti, por të urojmë që shqiptarët, të asnjë shtetit, mos përjetofshin kurrë më regjime të tilla.

Urime dhe punë të mbarë ministrave të VLEN-it në qeveri. Personalisht angazhohem të monitoroj me kujdes gjithë qeverisjen, sepse pres që të gjithë të bëjnë një punë të shkëlqyer në detyrën e re”, shkroi Qoku.(

In : Aktuale

Loading...
loading...