Besimi: Vendi ka nevojë për para

Ministri i Financave Fatmir Besimi, po finalizon marrëveshjet rreth shfrytëzimit të instrumentit. Përkrahje makrofinanciare nga Komisioni Evropian, si dhe përkrahje financiare nga FMN-ja, të cilat do të japin një sinjal të fortë për vazhdimin e mëtutjeshëm me politikat e mira makroekonomike, bëjnë të ditur nga kjo minsitri, duke njoftuar për takimin e Besimit me përfaqësues të Bankës Botërore.

“Konflikti në Ukrainë, kohëzgjatja e tij, pasiguria që imponoi, ndikon në ekonominë e vendit tonë, si dhe mbi çmimet e produkteve ushqimore bazë dhe energjensave, të cilat edhe paraprakisht shënuan rritje. Qeveria reagoi në kohë përmes pakos së masave prej 400 milionë eurove, me mjetet e siguruara në buxhet, por pa dyshim, zgjatja e krizës bën presion shtesë, me ç’rast paraqitet nevoja për mjete financiare shtesë”, thekson minsitri Besimi.StrugaLajm

Sipastij Qeveria në periudhën afatmesme mbetet e përkushtuar ndaj reformave strukturore, rritjes së përshpejtuar ekonomike dhe përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...