Mickoski nga Struga: Të bashkohemi nën të njëjtin flamur dhe të punojmë për të ardhmen e përbashkët

Qeveria e re do të promovojë dhe përfaqësojë unitet dhe bashkim të potencialit krijues dhe progresiv. Duhet të bashkohemi nën të njëjtin flamur, nën të njëjtin qiell dhe të punojmë për të ardhmen e përbashkët, porositi sot nga Struga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristjian Mickoski gjatë tribunës “Shën Kirili dhe Metodi, shtylla e ekzistencës!”.

“Nuk planifikoj ta mbaj rreth meje potencialin e njerëzve sepse nëse do ta bëja këtë do të isha egoist. Potenciali duhet të shpërndahet nëpër institucione të cilat gjatë kohë kanë qenë në gjumë dhe të shkatërruara, kurse të aftit të fitojnë një mundësi të vërtetë. E dini që e keni mbështetjen time, por do ta keni edhe ashpërsinë time absolute dhe pa pardon nëse cilido nga ju futet në lojëra korrupsioni ose të fshehta. Në këtë ditë të shenjtë, nuk do të hy në matematika për numrin e ministrive por vetëm do të them se qeveria e re do të promovojë dhe përfaqësojë unitet të potencialit kreativ dhe progresiv”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...