Besmir Hani:Hajdutin e kapin kamerat duke vjedhur në hotelin Exclusive të Veleshtës, policia të veprojë

Një rast të rëndë vjedhje ka denoncuar Besmir Hani menaxheri i hotel “Exclusive” në Veleshtë-Strugë. Sipas tij para disa netëve një person i panjohur duke shfrytëzuar një moment ka arritur të grabisin një sasi parash nga arka e recepcionit të hotelit. Ai tregon se pasi ka kontrolluar kamerën ka pikasur hajdutin foto të cilit e ka publikuar në rrjetet sociale. Ai tregon se tashmë rastin e ka paraqitur në polici por deri tani nuk ka marr asnjë njoftim se deri ku kanë shkuar hetimet. Hani potencon se materialet nga kamera e hotelit i janë dorëzuar policise. (Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...