Biznesmeni i ngacmonte të ëmën, i riu shqiptar e ther! Trupin me çarçaf ia hedh në kazan

Pas 5 vitesh në qytetin e Fierit është gjetur autori i krimit që vrau 82-vjeçarin Nevruz Likometa, biznesmeni i njohur pasi zotëronte linjën e autobusave. Në pranga është vënë Skënder Krasniqi.

StrugaLajm

StrugaLajm

Krasniqi ka qenë i dyshuar për krimin që në vitin 2015 pasi shprehu se viktima i ngacmonte seksualisht të ëmën, por ai është liruar për mungesë provash. Krasniqi, përveçse e ka vrarë Likometën, e ka hedhur trupin e tij më pas në koshin e plehrave.

Kufoma e Novruz Likometajt u gjet në një kazan mbeturinash 300 metra larg shtëpisë, i mbështjellë me çarçaf. Pas ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se trupi i viktimës ishte goditur me thikë shumë herë dhe goditja vdekjeprurëse ishte bërë në fyt.

In : Aktuale

Loading...
loading...