Blerja e Qendrës tregtare në Shkup nga nipi i Ali Ahmeti, çka thotë kryeministri Kovaçevski dhe Antikorrupsioni

Kur flitet për verifikimin e prejardhjes së pasurisë për persona fizikë, Anti-korrupsioni ngre duart, raporton Alsat.

Nipi i kreut të BDI-së, Ali Ahmetit nuk është person i zgjedhur apo i emëruar prandaj Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk ka kompetencë të veprojë për këtë rast, thotë kryetarja e këtij organi, Biljana Ivanovska. Nipi i Ahmetit prej ditësh është në fokus të kritikave në opinion për blerjen e Qendrës Tregtare Soravia që gjendet në zemër kryeqytetit ndonëse shumë i ri. Ivanovska përsëriti apelin se duhet një ligj për prejardhjen e pronës, ku çdo qytetar do të duhet dëshmojë si është pasuruar. Më të ashpër ishin nga VMRO DPMNE, të cilët akuzojnë se klanet familjare të pushteti kanë zaptuar shtetin.

“Ky është alarm për Prokurorinë Publike dhe Anti-korrupsionin por edhe për të gjitha institucionet në fushën e inteligjencës financiare siç janë Policia Financiare dhe Drejtoria e kundërzbulimit Financiar dhe presim që të gjithë të ndërmarrin masa. Institucionet janë të detyruara të vërtetojnë prejardhjen e parave që u ble godina luksoze ‘Soravia’. Kovaçevski të rrëfehet nëse për nipin e Ahmetit do të heshtë ose përfundimisht do të kërkojë përgjegjësi përderisa Aliu dhe Grubi mbeten pjesë e pushtetit familjarët e tyre përvetësojnë pasuri shumë milionëshe, deklaroi Dragan Kovaçki, VMRO DPMNE.

Përderisa Ligji për konfiskimin e pasurisë ende mbetët vetëm premtim, autoritetet paralajmërojnë verifikim të pasurisë por të niset nga sektori publik, nga ata që kërkojnë rritje pagash, që në këtë rast janë të punësuarit e DAP dhe Doganave. Normat ligjore për krim financiar janë inekzistente për mbiemra të “fortë” në shtet. Kryeministri Kovaçevski në pyetje të gazetarëve thotë se nëse dikush dyshon në transaksione bankare të kompanive private ka institucione përgjegjëse për të denoncuar. Por, nuk jep shumë detaje për këtë rast.StrugaLajm

Megjithatë gjitha pyetjet duhet të adresohen tek ata që janë të kyçur në përfitimet financiare të kompanive këtu kemi një firmë austriake dhe tjetra është firmë maqedonase dhe nëse keni pyetje mund ti parashtroni tek ata që janë pjesëmarrës në pronësinë juridike, të cilat në këtë rast janë kompani private. Kush kënd e ka familjarë ajo verifikohet në Regjistrin Qendror, ajo që më së mirë i vërteton aksionarët e kompanisë janë mjetet financiare që verifikohen përmes bankave dhe repartet e Ministrisë së Financave, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Gjatë ditës të fundit opinioni mbetet i habitur se si nipi i kreut të BDI-së, Aliut, Drin Ahmeti ende pa i mbushur të tridhjetat, kompania e të cilit është “Tor Industries”, së bashku me kompaninë shqiptare “Pe-vla-ku”, do të marrin në posedim qendrën e biznesit “Soravia” në Shkup. Vlera e kësaj Qendre tregtare “Soravia” në zemër të Shkupit kap vlerën ndërmjet 25 deri në 30 milionë euro. Sipas shitësit investimi në 15 mijë metër katrorë vlerën e tregut tani e kap mbi 2 mijë euro për metër katror. /alsat.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...