Kampionati i Maqedonisë që po zhvillohet në Shkup ka qenë në favor të Klubit të boksit Çair të cilët arritën të kenë pesë finalist: Medin Istrefi 60 kg, Elmedin Istrefi 69 kg, Arsim Etemi 81 kg, Artan Aliu 64 kg dhe Alim Nasufi 75 kg, pra në finale e madhe që do zhvillohet sot, klubi shkupjan madje është edhe favorit për të zënë vendin e parë në konkurrencën ekipore. Informojnë se ky është një bashkëpunim i klubit të boksit Çair me boksier nga Struga si: Almi Roçi, Alim Nasufi, Elmedin Istrefi, Medin Istrefi, Arsim Etemi, Artan Aliu që mbrojnë ngjyrat e shkupjanëve .’’ Jam shumë i kënaqur me bokserat, pasi dje tregun suksese, nga 6 ndeshje arritëm 5 fitore. Vetëm njëri humbi duke i falinderu gjyqtarëve të cilët pamerit ia dhanë fitoren vendasve. Falinderoj edhe trajnerët Albion Nasufi dhe Enver Salihu ku sot ne finale jemi edhe favorit per vendin e parë dhe besoj qe do kemi 5 medalje te arta dhe te shpallemi si klub kampion”, tha kryetari i KB Çair, Faton Salihu. Ndryshe, nga 12 ndeshje sa do jene ne finale, 9 shqiptar do luftojne per titull.(Strugalajm.com)