Carovska: Janë shterur nevojat për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme

Shkup, 9 qershor – Të gjitha palët e prekura duhet të marrin pjesë në zgjedhje,  ndërsa te ne opozita kërkon  të mos ketë parlament funksional, kur të gjitha partitë opozitare në botë  e kërkojnë të  kundërtën. Kërkesa për zgjedhje  të parakohshme vjen  pikërisht nga opozita, ata marrin pjesë në tërë procesin dhe janë në qeveri teknike  dhe kanë numër për fletvotimin që do të thotë se  janë pjesëmarrës në zgjedhje. Sinqerisht shpresoj se do të marrin vendim për pjesëmarrje  në zgjedhje, theksoi zëvendëskryeministrja e obliguar për Çështje Ekonomike Milla Carovska.

Ajo në intervistë për Televizionin 24, duke u përgjigjur në  pyetjen se çka do të ndodh  nëse VMRO-DPMNE vendos t’i bojkotojë zgjedhjet, tha se dëshiron  të besojë  që VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në zgjedhjet sepse ato nevojiten  nga njëra anë për shtetin, për qytetarët, por nga ana tjetër sepse ata janë ato  të cilët e kanë inicuar  tërë këtë proces dhe e rëndësishme është të mbesin  në ato pozita  dhe të marrin pjesë në zgjedhje.Related PostsQer 9, 2020

“Që përfundimisht t’i kemi  të gjitha institucionet demokratike në fuqi  që të mund të themi  se ne jemi demokraci parlamentare. Në këtë mënyrë, thjeshtë, një institucion siç është Parlamenti, në të cilin bazohemi si shtet  nuk e kemi për momentin dhe për atë jam e sigurt se edhe ata  duke i vlerësuar  të gjithë këto momente, ndërsa veçanërisht që edhe ato të jenë  në fletvotim do të vendosin të shkojnë në zgjedhje”; theksoi Carovska.

Zëvendëskryeministrja tha se menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, kushtet për mbajtje të zgjedhjeve janë pas 22 ditëve, përkatësisht më 5 korrik. Ajo potencoi se  janë shterur të gjitha nevojat  për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme.StrugaLajm

Ajo vlerësoi se  nuk sheh pengesë, nëse gjatë zgjedhjeve respektohen të gjitha protokollet  të cilat  autoritetet shëndetësore  do t’i rekomandojnë dhe gjithsesi KSHZ do t’i  respektojë  dhe do të vendosen si mekanizma në ditën e zgjedhjeve.

In : Aktuale

Loading...
loading...