Çdo ditë e më shumë më mbushet mendja dhe bindja se ky popull dita ditës po vdes, po tretet dhe ka lajt lesh!

Shkruan: Naser Pajaziti

Çfarë dyftyrësie, turpi dhe pandërgjegjësie.

Si mundet ditë e natë të shtiren, thurrin poste dhe bërtasin për drejtësi dhe zbardhje të rasteve të montuara dhe kur vjen puna për një protestë dhe një zë më të fuqishëm të reagimit, dalin vetëm një grusht njerëzish në protestë.StrugaLajm

Kjo fotografi tmerruese ndodhi edhe me protestën e djeshme për drejtësi dhe të vërtetën për rastin e Rexhail Qerimit, që iku nga kjo botë me një brengë dhe vuajtje për të dëshmuar pafajësinë dhe të vërtetën se ai ishte i pafajshëm dhe një viktimë e trinomit famkeq që organizon, monton dhe ndëshkon në këtë shtet.

Protesta kaloi dhe përcolli mesazhin e saj të fuqishëm për drejtësi, por sikur të ishin mijëra e mijëra qytetarë solidarizues, madhështia dhe fuqia e zërit të protestës do të ishte një drithërimë për gjithë ata që ndajnë drejtësi, por edhe institucionet përgjegjëse.StrugaLajm

Nuk kuptoj se përse edhe partitë opozitare nuk dalin fuqishëm në këto protesta, qoftë edhe të politizohen, sepse drejtësia është e shenjtë dhe nuk ka çmim.

Dhe kulmi i këtij realiteti është heshtja, kërrysja dhe kurrizi i thyer përballë të keqes, padrejtësisë dhe zhbërjes.

Si duket kjo do vazhdoj derisa të ikë edhe shqiptari i fundit që nuk e përballon dot këtë sistem me labirinthet e stërmundimshme dhe herë herë edhe vrasëse.


Loading...
loading...