Çdokush nuk mund të jetë mësues

Nehat JAHIU

Duke lexuar dhe duke ndjekur përvojën time në profesionin e mësuesisë kam ardhur në përfundimin, se çdokush nuk mund të bëhet mësues ose edhe mund të bëhet mësues i dobët. Por ai vetë nuk duhet ta pranojë që të zgjedhë këtë profesion, pasi ky profesion është i shenjtë dhe me shumë përgjegjësi.

Për këtë arsye kam menduar se çdokush nuk mund ta kryej këtë profesion dhe mu për këtë arsye nuk duhet të përcaktohet në këtë profesion. Nëse nuk ke sens, nuk ke vullnet, nuk ke dëshirë, nuk rrekesh që me pasion të kesh këtë mision atëherë qysh në fillim duhesh të tërhiqesh nga ky profesion, sepse do të jesh i dështuar, por edhe do të jesh mëkatar për nxënësit dhe arsimin në përgjithësi. Njëherazi do nënçmosh një nga profesionet më të rëndësishme, më me vlerë, një profesion që quhet i shenjtë.

Duhet menduar shumë, para se të vendosesh të ushtrosh këtë profesion, pasi çdokush nuk ka dhunti, ndaj edhe shpirtërisht nuk është i lidhur në këtë profesion, duke e përzgjedhur si rastësi. Ky do të jetë shkaku që pastaj të dështosh dhe të kompromentohesh. Nga e gjithë kjo, flas me shumë përgjegjësi dhe e theksoj fort, se jo çdokush mund ta kryej me nder një profesion të tillë, ndërkohë që në këtë profesion të vyer duhet të përcaktohen ata (ato) që janë të zgjuar, të edukuar, të sinqertë e punëtorë të zellshëm, ata që e duan shpirtërisht profesionin dhe nxënësit e tyre. Mësuesi është kujdestar i zellshëm që ka detyrim të investojë fuqinë dhe rolin e tij të përgjegjshëm, në formimin e shoqërisë, gjatë periudhave të historisë së njerëzimit.StrugaLajm

Mësuesi gjithnjë duhet të jetë në kërkim të suksesit. Ai duhet të mendojë, që të arrijë suksese në punën e pavarur me nxënësit e të gjithë klasës, si me nxënësit me nivel mesatar ose të dobët, të cilët duhet të angazhohen gjatë orës së mësimit. Ai mund të identifikojë pikat e dobëta të çdo nxënësi. Jo vetëm në rolin e mësuesit por ai duhet të jetë edhe si këshillues i çështjeve që shtrojnë nxënësit në jetën sociale. Komunikimi i drejtëpërdrejtë me nxënësit, prindërit e tyre dhe organet zyrtare të shkollës si dhe duke dhënë përvojën e tij për mësuesit e rinj. Në këtë mënyrë ai do të krijojë një formë tjetër të të menduarit dhe do bëhet një profesionist i suksesshëm. Kur një mësues i plotëson detyrat e tij mësuesi kthehet në një ekuivalent të fuqisë për të gjithë nxënësit.

Një nga mënyrat se si nxënësit duhet të komunikojnë me mësuesit e tyre është nëpërmjet dialogut dhe mbështetjes për ndihmë gjatë procesit mësimor. Mësuesi nuk duhet ta ulë personalitetin e asnjë nxënësi, por duhet t`i ndihmojë të gjithë nxënësit që kërkojnë ndihmë gjatë vitit shkollor për të pasur rezultate pozitive. Kjo duhet marrë të formë edhe mënyrë sesi nxënësit duhet të bashkëbisedojnë bashkë, qartë dhe efektivisht. Gjithashtu duhet të evidentohen prirjet e nxënësve edhe si reflektim i sjelljeve dhe edukimit të tyre duke u shprehur lirisht për të drejtat dhe barazinë e secilit. Përdorimi i imponimit të mendimit të çdo nxënësi nuk duhet të jetë një metodë e vlefshme në sistemin e komunikimit me autoritetet e shkollës. Niveli i dobët i disa nxënësve ndaj të nxënit mësimor e shtyn trupin mësimor të gjejë metoda më shtytëse për arritje cilësore me të gjithë nxënësit.

In : Aktuale

Loading...
loading...