Çekia do të dhurojë vaksina për Maqedoninë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, në rolin e Koordinatorit Nacional për Ndihmë të Huaj në vend së bashku me Ambasadorin e Çekisë në Maqedoninë e Veriut, Mirosllav Toman dhe Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti sot prezantuan donacionin të cilën Republika e Çekisë përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së i ja siguroi Republikës së Maqedonisë së Veriut, si mbështetje për luftën kundër Covid 19.

Nga ana e Qeverisë së Republikës së Çekisë u dhuruan 108 000 maska kirurgjikale, 18 000 maska FFP2​ dhe 5000 skafandër medicinal, për personelin mjekësor në vend.

Ambasadori çek paralajmëroi se vendi i tij do të shqyrtojë mundësinë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut me vaksina.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...