Çfarë përfaqëson dhe simbolizon Ramiz Merko për qytetin e Strugës dhe qytetarët e tij?

Bekim Qoku

Nëse pranojmë për të vërtetë thënien se një popull ka atë qeverisje që e meriton, çfarë do të thotë atëherë për qytetarët e Strugës që të parin e qytetit, ata e kanë të damkosur për korrupsion, pra për hajni, pra për amoralitet?

1. Ramiz Merko nuk u korruptua tani, vetëm gjatë këtij mandati të fundit. Që të hysh në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit duhet të kesh dëshmuar që ke kryer aktivitete kriminale për një kohë shumë të gjatë dhe me shtrirje shumë të gjerë. E Ramiz Merko është 20 vjet në funksione publike. Ushtron mandatin e katërt të të parit të Komunës së Strugës. Ka qenë deputet e ministër.StrugaLajm

Ky fakt është një tregues vendimtar për të hedhur poshtë pretendimet e partisë së tij BDI se Ramiz Merko ka legjitimitetin e votuesve të tij dhe prandaj partia nuk ka çfarë t’i bëjë. Nëse i pari i struganëve na qenka, sipas DASH, për gjatë kohë i korruptuar, atëherë ai paska korruptuar po ashtu edhe legjitimitetin e vet. Një kryetar i akuzuar për korrupsion, e ka edhe legjitimitetin e vet të korruptuar. Është logjikë e thjeshtë. Dhe në këtë korrupsion, BDI duhet t’i ketë dhënë një dorë të mirë. Partia e Ramizit, nuk mund t’i lajë duart nga faji vetëm me faktin se qytetarët e kanë votuar, sepse dihet aftësia që ka partia në pushtet. Po jap vetëm një fakt konkret. Në 2017 në fund të numërimit të votave, natën vonë, ra sistemi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Dhe papritur, Ramiz Merko, nga i treti, doli i dyti me numrin e votave, çka bëri të kalojë në raundin e dytë. Ja, ky është legjitimiteti i Ramizit.

2. Që të mund të të shohin nga 8000 km largësi që je hajdut e i korruptuar, duhet të kesh realizuar një karrierë të rëndë e të gjerë aktivitetesh kriminale në hapësirën ku ushtron pushtetin zyrtar. Kjo do të thotë se qytetarët e atij vendi, nëse nuk janë tepër budallenj, duhet ta kenë ditur mirë se me çfarë personaliteti kanë të bëjnë, dhe kujt ia kanë dhënë votën. Në mos herën e parë e të dytë, nuk u falet vota dhe injoranca për mandatin e tretë e të katërt.StrugaLajm

Një njeri i vetëm nuk mund të shtrijë kriminalitetin e vet aq shumë sa të damkoset nga aq larg, nga një fuqi e madhe si Amerika. Ai gjatë tërë kohës në pushtet është ndihmuar nga njerëz të caktuar, të mirë e të ligë, të ditur e të paditur. Të gjithë ata drejtoresha e drejtorë të shkollave dhe institucioneve të tjera vartëse të komunës, të gjithë emërimet e Ramiz Merkos, në njëfarë mënyre bëjnë rolin e dorës së zgjatur të korrupsionit dhe amoralitetit. Ato dhe ata duhet ta dinë që janë pjesë e një rrjeti të madh korruptiv me qendër Ramiz Merkon. Por të gjithë ato drejtoresha dhe ata drejtorë duhet ta dinë që edhe qytetarët e dinë këtë, që janë dorë e zgjatur e Ramiz Merkos, personit tashmë të damkosur botërisht për amoralitet. Ata, sidomos ata, janë pjesë e rëndësishme këtij pisllëku moral që ka molepsur pafund qytetin. Ata nesër duhet të jenë madje objekt hetimi nga drejtësia. Prokuroria do të duhet të hetojë se me kë dhe përmes kujt Ramiz Merko ka realizuar gjithë atë korrupsion. Kaq duhet ta dinë.

3. Në Strugë, si në çdo qytet tjetër, bëhet një jetë të zakonshme e një qyteti të vogël provincial. Si gjithandej, edhe këtu njerëzit njihen mes veti. Qyteti ka qytetarët e vet të shquar, veprimtarët politikë, ka ish të burgosurit politikë, ka artistë e mësues të vjetër etj. Qyteti herë pas here zhvillon ndonjë aktivitet kulturor dhe ceremonial. Ajo çfarë kam vënë re si diçka jo normale, si anomali, është se i pari i qytetit, pra autoriteti moral e politik i tij, konkretisht Ramiz Merko, nuk merr pjesë thuajse në asnjë nga ceremonitë apo aktivitetet kulturore të qytetit. Për shembull, sa herë ka ndërruar jetë një veprimtar politik, një qytetar i shquar i Strugës, një ish i burgosur politik, ndonjë artist etj, Ramiz Merkon nuk ma kanë zënë sytë kurrë në varrim. Sa herë zhvillohet ndonjë ceremoni përkujtimore për UÇK-në, për ndonjë dëshmor, Ramizin nuk e sheh aty. Pse vallë?! Shkurt, përveç aktiviteteve partiake, i pari i qytetit nuk është pjesë e ngjarjeve me interes publik të qytetit. Imagjinoni çfarë parie ka Struga. Imagjinoni autoritetin moral. Imagjinoni çfarë përfaqësuesi kanë qytetarët e Strugës. Degradim e dekadencë par exellencë.


Loading...
loading...