Çfarë po ndodh me Strugën?!

SABOTIM APO RASTËSI.
Ngjarjet absurde që ndodhën kohëve të fundit në qytetin e Strugës na bëjnë shpesh të mendojmë çfarë po ndodh me Strugën?!
Deponia,dëmtimi i shenjave të komunikacionit,demolimi i shtyllave për ndriçim publik,zjarri në malin e Dollogozhdës,etj !! Ndërsa pyetja më e drejtë për të bërë është “Kujt i konvenon kjo gjendje,ku do të na çojë kjo situate?!
Kemi hyrë tashmë në sezonin e verës,komuna me aq mundësi që pati investoi në infrastrukturë,u vendosën shenjat e komunikacionit,u instalua ndriçimi në të gjitha rrugëkryqet kryesore në hyrjet dhe daljet e qytetit, u ndërtua shëtitorja përreth Drinit,u ndërtuan dy urat e Drinit,sheshi Nën Tereza ka marrë pamje krejt ndyshe.
A duhet qytetarët ti ruajnë këto investime apo duhet ti masakrojnë?! Personalisht mendoj se forcat e së keqes janë tërbuar fare, sigurisht,edhe këto Sabotime kanë prapavijë politike gjë që korrupton shpirtin tonë pasi të gjithë ne bazohemi në të ashtuquajturin Matrix, që është në trurin tonë.
Kjo është një luftë psikologjike, është sabotim që shtyn të keqen kundra së mirës, është një kontroll mendor, që sot apo nesër do ta paguajmë të gjithë neve qytetarët e thjeshtë,këto sabotime do shkatërrojnë ekuilibrin politik në mes shqiptarëve që tashmë është i dobët, dhe e gjithë kjo do kontribuojnë në krijimin e një ndjesie kaotike e përhumbjeje.
Ghithmonë duke dashtur të mbjell paqe dhe harmoni mbarëshqiptare,apeloj tek të gjithë qytetarët,,Ti ruajmë vlerat shpirtërore dhe materijale të Strugës,Struga nuk mund të jetë pronë e asnjë partie politike ajo është pronë e jona.
Me respekt
Përparim IstrefiStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...