Çfarë po ndodhë me ish-funksionarët e ASH-së, Zaevi nuk i shkarkon, Sela akuzon

Ish-zëvendësministri i punës dhe politikës sociale Elmi Aziri konfirmon se ka dorëzuar
veturën, celularët dhe dokumentet zyrtare, njëjtë si ish-zëvendësministri i transportit dhe
lidhjeve Remzi Mehmedi dhe ish-zëvendësministrja e punëve të jashtme Arta Toçi. Ata këtë
e kanë bërë menjëherë pasi që ASH braktisi qeverinë.
Tre ish-qeveritarët thonë se pagat vazhdojnë t’i marrin meqë prej një muaji nuk është
miratuar dorëheqja, dhe sipas tyre kjo po i mbanë peng për të mos iu kthyer profesioneve
të tyre.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se dikush po bën lojëra me vonesat e
shkarkimeve dhe emërimeve të reja.
“E them shumë haptazi, ne nuk jemi pjesë e qeverisë dhe kryeministri le të nisë t’i
shkarkojë funksionarët tanë, se edhe ashtu ata nuk shkojnë në ato vende pune. Mjaft më
me këto lojëra politike, ne nuk kemi nevojë për lojëra. Transparente ka qenë momenti kur
jemi bërë pjesë e qeverisë, transparent kemi qenë me opinionin kur kemi dal prej qeverie
dhe lojërat po ua lejmë tjerëve”, tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se dorëheqjet nuk janë dërguar në Kuvend me që ende
nuk janë emëruar zëvendësuesit e ish-funksionarëve të partnerit të mëparshëm qeveritarë.
31/01/2018
1/31/2018 Çka po ndodhë me ish-funksionarët e ASH-së, Zaevi nuk i shkarkon, Sela akuzon – Iliria News Agency
http://ina-online.net/cka-po-ndodhe-ish-funksionaret-e-ash-se-zaevi-nuk-shkarkon-sela-akuzon/ 2/2
“Po, ata të cilët janë emëruar në qeveri, si zëvendësministra i kanë dorëzuar dorëheqjet.
Megjithatë, do të më lejoni gjatë ditës t’i verifikoj këto informacione. Për shkak se
dorëheqjet janë deponuar, por tani procedura e mëtejshme duhet të miratohet në Kuvendin
e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë së
Maqedonisë.
Për drejtorët e emëruar në institucionet shëndetësore nga ish-ministri Arben Taravari,
pasardhësi i tij Filipçe thotë se vazhdojnë të vijnë rregullisht në punë, me që ata kanë
punuar si mjekë edhe më parë në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza”. Ai tha se
emrat e rinj do të konfirmohen së shpejti.
“Tani më javën e ardhshme do të ketë emërime të drejtorëve të rinj në pozicionet e
drejtorëve të mëparshëm, të cilët u tërhoqën me kërkesë të tyre, do të thotë dhanë
dorëheqje. Kurse, në këtë periudhë kemi bisedime me partnerin e koalicionit qeveritar për
të plotësuar vendet boshe”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se prej 20 drejtorive sa u takonin në partneritetin
qeveritar, 10 drejtorë të ndërmarrjeve publike kanë dhënë dorëheqje, kurse 10 të tjerë nuk
kanë qenë as të emëruar. Sipas zyrës për informim të kësaj partie, përveç Taravarit, i cili u
zgjodh kryetar i Gostivarit, pezull mbetet statusi i tre ish-zëvendësministrave dhe të ishsekretarit
shtetëror i drejtësisë, Zulfi Adili./TV21

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...