ÇKA NDODHË ME BOTËN-PRO OSE KUNDËR VAKSINIMIT!

Muhamet BorovaStrugaLajm

Ajo që ndodhë në nivelin global mundet të ndërohet, kurse ajo që ka ndodhur mundet të hulumtohet! Çka ndodhë në botë me pandemin, a jemi në fillimin e krijimit të një epoke të re, ku pika nismëtare fillon me frikën groteske dhe jetën e pasigurtë ose jemi në epokën e ngritjes të murit “psikologjik “ për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve! Lidhur me këtë dukuri u formua një situatë konfuze! Janë thënë shumë fjalë të mëdha , një “oqean” deklaratash , të cilat vështirë mund të selektohen si të vërteta ose të dyshimta! Njerëzit u polarizuan në pro- vaksinist dhe në anti- vaksinist. Kush ka të drejtë? Thuhet se njeriu që beson është infantil, fëmijor! Në çdo gjë që njeriu beson është produkt i “diellit” të tij mendor! Jeta është dhuratë nga Zoti e cila nuk ka reprizë! Nuk ka agoni më të madhe nëse sytë mbyllen para jetës! Cilësia e komunikimit, varet nga cilësia e informimit të sakt, nga informimi i sakt, varet edhe cilësia e jetës. Njerëzit besojnë në forcën e shkencës që është më e madhe se bindja e tyre, besojnë te: vaksina. Vaksina është reflektim i shkencës! Nëse dështon shkenca, dështojnë të gjitha pritjet! Nëse infektohen të vaksinuarit ku është imazhi i kompanive që atë e prodhojnë! Në shkencë nuk ka detyrim, ka vetëm fakte, kurse politika duhet të jetë koherente me shkencën! Qeveritë mos merren me masa suprezive, të cilat tek njerëzit shkakotjnë tendosje shpirtërore! Rastet okasionale (të rastësishme) të virusit mos glorifikohen për nevojat e industrisë farmaciste,por të analizohen me profesionalizëm dhe kujdes ku çdo shtet do veprojë në mënyrë të moderuar pa shkaktuar panikë! Nga “ bombardimet” e pandërprera të mediave për llojet e mutacioneve të virusit njerëzit u bën hipohondrik. Mjekësia mundet të ofroj më shumë prej asaj që presim, nëse i besojmë ! Të mjekohemi sot, që nesër të jemi të freskët!StrugaLajm


Loading...
loading...