Çka po fshehin Zaevi dhe Ahmeti, çka po i ndanë dhe i bashkon?

Naser Pajaziti

Negociatat për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut midis LSDM dhe BDI po vazhdojnë larg syrit të medias dhe opinionit.

Duket se do të jetë i njëjti koalicion si në qeverisjen e kaluar por nuk dihet nëse palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Dy partitë politike po lansojnë spine të ndryshme përmes mediave të caktuara, për të matur pulsin dhe për përfituar pozicione në negociata.

E pasi që spekulimet e këtilla të bëjnë bujë, atëherë ato përgënjeshtrojnë lajmet e tilla të ‘aksham pazareve’, duke drejtuar gishtin se sherri në këtë mes janë mediat, gazetarët e portalet për denzinformata.

Pse mungon transparenca për t’i sqaru opinionit se cilat janë pikat ndarëse dhe ato që i bashkojnë.StrugaLajm

A është mollë sherri posti i kryeministrit shqiptar apo çështje tjera që po mbahen larg opinionit?

Ahmeti dhe Zaevi apo ekipet negociatore të të dyja partive duhet që pas çdo negociate të dalin para mediave, për të kuptuar të vërtetën e refuzimeve apo kalkulimeve, të vërtetën se cilat janë çështjet e interesave të qytetarëve.

Megjithatë edhe ky proces do ketë fund dhe javën tjetër mund të presim një rrumbullakësim të gjithë kësaj me deklaratë të përbashkët me detajet e ‘pazarit’ për qeverisje të përbashkët.

Populli dëshiron të dij të vërtetën, media është në kërkim të lajmit dhe transparencës, përgjegjësia bie mbi politikën dhe ata që morën mandatin e përfaqësimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...