BLENDI PETROL
Aktuale

COVID-19 në Maqedoni, ja rastet e 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 3.337 teste të kryera janë regjistruar 399 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 197 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.348 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 21 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.052 raste, prej të cilëve 175.496 janë shëruar, kurse 6.740 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 10.816 raste aktive me virusin korona.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button