Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve janë regjistruar 394 raste të reja të infektimeve nga 2236 testime të kryera, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 pacientë te diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 387 pacientë.
Vendi aktualisht ka 8,332 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 91.555 raste, prej të cilëve 80,008 janë rikuperuar, kurse 2.821 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19