Ziadin Sela: Ndryshimi ka filluar shqiptarët do të jenë të barabartë!

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela sot në një konferencë për shtyp deklaroi se ndryshimi ka filluar dhe se shqiptarët do të realizojnë të drejtat e tyre deri në barazi të plotë.

Ai theksoi se kjo nuk varet nga Zaevi apo ndonjë lider tjetër maqedonas, por nga partitë shqiptare të cilat burojnë nga vullneti dhe vota e popullit.

“Shqiptarët në Maqedoni, por edhe në rajon duhet që perpsektivën dhe të ardhmen ta bazojnë te forcat e tyre tyre, tek liderët e tyre politikë. Ndryshimi ka filluar këtu në selinë  e Aleancës në Tetovë, dhe lideri i LR-PDSH-së jam unë, e nuk është Zoran Zaevi. Sllogani jonë Ndryshe, ka filluar të jetësohet dhe ne nuk do të heqim dorë nga Platforma shqiptare”, u shpreh Sela.StrugaLajm

Lideri i LR-PDSH-së, gjithashtu theksoi se, pa marrë parasysh nëse është apo nuk është pjesë e pushtetit, deputetët e partisë do ta votojnë qeverinë, ligjin që mundëson avansimin e gjuhës shqipe dhe të gjitha cështjet tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve.StrugaLajm

Sela theksoi se 27 prilli ishte gjëja e fundit që u ka ndodhur shqiptarëve. Sipas tij ishte një atentat ndaj të drejtave të tyre.

Më 27 prill kishte një atentat politik ndaj shqiptarëve. Por unë nuk do të kërkoj përgjegjësi vetëm për këtë të enjte të përgjakshme, por edhe për Sopotin, Monstrën, Harun Aliun dhe shumë procese tjera dhe padrejtësi ndaj shqiptarëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...