Deponia i merr frymën Llabunishtës


Më shumë se 9.000 banorë të Llabunishtës së Strugës shpesh jetojnë nën tym të dendur dhe me erë të padurueshme, që përhapet nga deponia ilegale lokale. Ajo shpesh ndizet ndërsa ndodhet pak më lart se fshati. Banorët thonë se kështu është me vite dhe askush nuk merr masa për ta zhvendosur atë.

“Vjen erë e keqe, tym, nga të gjitha anët. Se ka dëme, ka dëme për shëndetin dhe për të gjithë ne.”

“Askush nuk kujdeset. Askush nuk pyet për Llabunishtën, as komuna, askush. Digjet, digjet dhe do të vazhdojë të digjet. Askush nuk interesohet për Llabunishtën. Për vota, kur ju duhen, atëherë vijnë. “StrugaLajm

“Deponia na helmoi, në mëngjes kishte mjegull nuk shihej asgjë. Gjithçka ishte e mbuluar me re të zezë”.

Sektori civil shpreh shqetësime për situatën e krijuar.StrugaLajm

Askush nuk reagon, e as që kanë ndërmend të reagojnë. A jemi shekulli 21 ose shekulli i dytë, nuk e dimë as ne vetë. Kjo është një gjë e tmerrshme. Nga njëra anë, mbeturinat si mbeturina, nga ana tjetër, tymi që përhapet sidomos në mëngjes- deklaroi Alim Saloski – kryetar i shoqatës ekologjike Natura Lab.

Banorët dyshojnë se deponia ndoshta ndizet nga mbledhësit e hekurave të vjetër, të cilët ashtu e ndajnë hekurin nga materialet tjera. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Higjiena nga Llabunishta nuk e përjashton mundësinë që deponinë ta ndezin persona që mbledhin plastikë. Nga Higjiena thonë se komuna e Strugës nuk dëshiron t’i marrë mbeturinat nga Llabunishta. Në këtë vend gjatë ditës hidhen rreth pesë traktorë me mbeturina. Struga dhe rajoni i Strugës po mbyten nga një numër i madh i deponive ilegale. Në tërë komunën e Strugës janë regjistruar rreth 40 deponi për mbeturinat ndërtimore nga gjithsej 74 aq sa janë në të gjithë rajonin jugperëndimor.

SPONSORED C

In : Aktuale

Loading...
loading...