Deputetët e vun dorën në zemër:Lejet e vjetra të vozitjes do të vlejnë deri në fund të vitit

Kuvendi me procedurë urgjente ka votuar nevojën për ndryshime në Ligjin për siguri në komunikacion dhe në rrugët, me procedurë të shkurtuar dhe e ka dërguar në komisionet amë për shqyrtim.

Me këtë mundësohet që lejet e vozitjes të vlejnë brenda vendit.

“Me 89 vota për dhe asnjë përmbajtur është votuar edhe nevoja për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për siguri në rrugë”, tha kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, i cili tha se komisionet amë do ta shqyrtojnë propozimin, para se i njëjti të vendoset në seancë plenare për votim.

Ndryshe Amendamentet ligjore janë propozuar nga Nikolla Micevski, Martin Kostovski, Vjollca Ademi, Adnan Neziri, Dimitar Apasiev dhe Pavle Trajanov dhe janë përkrahur nga të gjithë deputetët e pranishëm në sallë.

In : Aktuale

Loading...
loading...