Shkatërruesi më destruktiv i qënies shqiptare në Maqedoni ka emër: Ali Ahmeti

Shkruan: Arsim Zekolli

Ne Kumanove, shkaterroi çdo gje. Qytetin me rrebel dikur e traumatizoi per dekada rresht. Ne vizita perbuzte zakonet dhe traditat e shqiptareve te atjeshem, me thekse te çoroditura, me cinizma perverze. Shqiptaret i vendosi ne enklava, por per sërbët mundësoi arsimim ne gjuhen e tyre amtare, ne qytet e neper fshatra.

Ne Kërçovë, targetoi dhe eliminoi këdo qe kishte lidhje me rezistencat kombetare historike, femijet dhe vajzat e intelektualeve. Nxiti dhe arriti ekzodin me brutal te rinise shqiptare dhe zevendesoi ata me llomin e kombit. Dikur vater traditash autoktone shqiptare, etnografi e gjalle shekullore qe nga Kastriotet, e beri Kërçovën te duket si ndonje dasëm jevgjish. Instaloi aparatur terrori mbi rinine e cila e vën nën saçin e BDI/UDB, duhej serish te gjej zerin ne Shkup, ne Tetove, kudo qe pak me lire frymohej.

Ne Diber, dikur trampolina e arsimit shqip nga e cila hidhej fara e arsimit, ndihmoi sheprnugljen masovike te shqiptareve dhe zevendesimin e tyre ne qytet me torbeshë, me shqipfoles qe gezonin pese minutat e perbuzimit te shqiptareve.

Ne Struge, aty ku frymonte tradita qytetare shqiptare, sabotoi çdo gje qytetare dhe favorirzoi çdo gje retrograde. Qyteti qe gjithnje printe mbi gjithë ne ndihma per Shqiperine, per Kosoven, u shendrua ne qytetzëbqe mbijeton fal atyre 3 muajve turizmi. Edhe atje, ikja masovike, jo vetem nga varferia por edhe nga ruajtja e dinjitetin per te mos rënë ne duart e injoranteve BDI/UDB.StrugaLajm

Ne Gostivar, beri qytetin me shumice shqiptare te ngjane thuaj se eshte me nje pakice shqiptare prej 10%. Qyteti qe bashkë me Tetoven ishin shembuj te ndermarresise dhe iniciatives private, e shndërroi ne çerdhe byrokratesh qe enderrojne te punojne ne Shkup per 300 euro dhe raportojne ne BDI/UDB per 500euro. Dikur qyteti me i zhurmshem per nga zeri i femijeve, u shndërrua ne shkretëtirë godinash shkollore te zbrazeta.

Si ndodhi qe Tetova pranë pasurive te behet kasaba e kaosit? Buze Sharrit dhe Kodres se Diellit qe do duhej të bëhej qender, buze kufirit qe ndan nje mal me Prizrenin dhe Brezovicen, buze ujit qe furrnizon këdo perveçse Tetoven – per 20 vite arriti ta sakatos qytetin me tradite dhe fshatrat perreth me taban kombetar. Dikur qytet qe dinte sistemin urban, arriti ta shndërroj ne “hajt bre se nuk u bo nami”, fshat qe nuk ishte as para Luftes se dyte boterore. Si ndodhi qe soc-realizmi i tij injorant te ngulfate kreativitetin e nje rinie qe dikur ftohej ne Prishtine e Tirane.

Shkupi, ai qe ne 1998 beri demonstratat më të medha per Kosoven, ne vitin 2023 nuk arrin te tubon 100 persona ne protestë per Spitalin e Tetoves. Ky Shkup qe dikur protestonte per lirine e Fazli Veliut, sot rrenkon nen terrorin e haramëve, gangstereve, rrugaçëve te tij dhe te dajes se tij.StrugaLajm

A ka vend ne te cilin ky pinjol i Beogradit nuk ka bërë hatanë, shkaterrimin, poshterimin?

A ka fshat ne te cilin ky injorant nuk sheronte kompleksin intim dhe frymen anti-shqiptare duke perbuzur mikepritjen me gallata per sallata e tranguj?

A ka krijes më prepotente qe lavderohet me sakrificat e te tjereve ndersa vet asnjehere nuk mori guximin per 10 minuta ballafaqim me cilin do rival?

A ka, a kemi pasur mé horr në prirje qe tjeret sulmone si horra, per te fshehur qyqarinë e vet?

Normal eshte prandaj qe Aleksandri brengoset per Aline. Jo qe nuk mund te gjen servil tjeter, por asnjeri nuk mund te bëjë ate qe Aliu i tij ua ka bere Shqiptareve. Por Aliksandri eshte i vetedijshem se hipnoza ahmetovite mbi Shqiptaret po skandon, perkunder gjitha ndihmave nga Rama, Batoni, Buzhalla.

E ne kete zgjim nga hipnoza, Shqiptaret se pari do të duhet te ballafaqohen me pyetjet qe – sikur ne kengen “e gjate ke ndejt ne gjum” – kerkojne pergjegje. Nga vrasja e luftetareve te vertetë, nga perndjekja e ushtareve nga Shqiperia dhe Kosova, nga sulmet e montuara ne te cilat kurrë dhe asnjehere nuk pesoi askush nga BDI/UDB, por rregullisht njerez te refuzimit, te rebelimit dhe bindjes kombetare, per spastrimin etnik ndaj kombit tone, per ngulfatjen e artit, kultures, arsimit Shqiptar.

Fundi po i afrohet. Por ballafaqimi yne me dobesine dhe ligeshtine ne te cilen kemi pranuar te jetojme si te poshteruar, se pari do të filloj. Dhe do te zgjase gjate. Deri sa te mesojme te verteten aq dhimbshem sa qe kurr dhe me asnje kushte te mos lejojme te mashtrohemi nga ndonje tjeter Ali Ahmeti.

*Arsim Zekolli, ambasador dhe njohës i mirë i politikës ndërkombëtare e rajonale


Loading...
loading...