Deputetja e Strugës garanton votën për ndryshimet kushtetuese

Grupet parlamentare janë konsultuar për propozim- tekstin e ligjit të amnistisë, ka deklaruar sot Nolla Ismajlovska, deputete nga grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”. Ajo ka thënë se tetë deputetët e këtij grupi parlamentar do të përkrahin ligjet reformuese për të cilat nevojitet dy të tretat e shumicës, ndërsa në rend dite janë në seancën parlamentare të caktuar për të hënën.

“Idetë që i kemi një kohë të gjatë i këmbyem. Me të vërtetë është një proces inkluziv, tani atë që bëjmë është konsultim me ekspertë juridik, çdo grup parlamentar konsultohet dhe kur do të caktohet seanca e ardhshme e grupit interparlamentar për integrim, reforma dhe pajtim do t’i këmbejmë edhe ato konkluza që vendimin final ta nxjerrim më të mirën nga gjitha diskutimet që i kemi pasur deri tani”, ka deklaruar Ismajlovska.

Ajo tani për tani nuk ka informacion se kur do të mblidhet grupi interparlamentar dhe nuk di nëse ligji do të mund të vihet në seancë të hënën kur duhet të votohen ligjet reformuese për të cilat nevojitet dy të tretat e shumicës.

“Për ligjet reformuese, dua në emër të tetë deputetëve të grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” të shpreh gatishmëri të jemi pjesë e këtyre proceseve të rëndësishme të Maqedonisë, dhe ajo çka na detyron zaten të votojmë”, ka thënë ajo.StrugaLajm

Ismajlovska ka shprehur bindjen se edhe kolegët e tij nga VMRO-DPMNE me përgjegjësi do t’i qasen këtij procesi dhe se aktivisht do të përfshihen dhe se të gjithë deputetët bashkë do t’i mbështesin këto ligje reformuese.

In : Aktuale

Loading...
loading...