Deri të dielën ngrohtë,prej të hënën 10 gradë më pak

Deri në fund të javës do të mbajë mot e diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare, ndërsa nga e hëna do të ketë freskim për dhjetë gradë, shi, erë dhe vetëtima, informon Koha.

Sipas Entit për punë hidrometeorologjike, temperaturat ditore deri të dielën do të arrijnë deri më 36 gradë Celsius.

Ndryshim i dukshëm i motit do të nis të hënën kur në një pjesë të madhe të vendit do të ketë reshje dhe erë në drejtim verior, ndërsa temperaturat ditore nuk do të kalojnë më shumë se 28 gradë Celsius.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...