Dhëndri me dy plumba e ka qëlluar babain e bashkëshortes në shtëpinë e tij në fshatin Banicë e Poshtme të Gostivarit dhe është arratisur.
Siç kumtoi MPB, dje rreth orës 10:40 me dy plumba prej pistoletës në pjesën e stomakut është qëlluar A.U. (54) nga dhëndri, bashkëshorti i vajzës, B.S. (33) nga fshati Sedllarcë e Epërme e Tetovës.
Ai me automjetin e Ndihmës së Shpejtë është transportuar në Qendrën Emergjente në kuadër të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” Shkup. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë bërë Prokurori Publik dhe një ekip i SPB Tetovë. Janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.