Dikur e lavdëronim Ahmetin, Thaçin e Selën, sot qeshim me budallakun tonë

Dikur e lavdëronim Ahmetin, Thaçin e Selën, sot qeshim me budallakun tonë

Shkruan: Urim SaliuStrugaLajm

Koha lë kujtime pas.Nuk më ka shkuar ndërmend që do jemi në një tavolinë me “armiqtë”e dikurshëm mes zënkave se cili politikan a deputet është më superior se tjetri.Ne këndej “të kuqtë” lartësonim Menduh Thaçin dhe Zijadin Selën ndërsa “ të kaltërit”andej Ali Ahmetin me një tjetër.
Aq ashpërsoheshin bisedat sa mund për një çast të vetëm të kërcëllonin armët dhe ne te vdisnim si “heronj” që do harroheshim shpejt për pushtetin e tjerëve.StrugaLajm


Tani qeshim me budallallëqet tona në të njëjtën tavolinë dhe me varfërinë tonë shohim se akoma janë të njëjtit në politikë pas kaq vitesh ndërsa ne mendojmë si të ikim përgjithmonë prej këtu.Nëse ata që i përmenda lartë janë politika e re , atëherë kush është politika e vjetër?!

In : Aktuale

Loading...
loading...