Dita e tretë e fushatës zgjedhore, ja agjenda e partive politike

Dita e tretë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020. Partitë vazhdojnë me aktivitetet e tyre, të cilat po zhvillohen paralelisht edhe në rrjetet sociale dhe me vizita në qytetet dhe në vendbanimet në vend. Nga terreni nga incizimet shihet se partitë përpiqen t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19. Liderët mbajnë fjalime në ngjarjet qendrore të ditës, derisa ngjarjet e veçanta organizohen edhe për bartësit e listave sipas njësive zgjedhore.

Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja sipas agjendës zyrtare sot në orën 19 do të ketë ngjarje në Tetovë, ndërsa pastaj në orën 20:30 në Aerodrom të Shkupit.

VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe partnerët e saj të koalicionit sot do të kenë takim me qytetarët dhe fjalime në Demir Kapi (17:00), në Negotinë (18:30) dhe në Kavadar (20:30).StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...