Do të ketë para edhe për paga edhe për pensione

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në një intervistë për MIA, thekson se janë siguruar fonde të likuiditetit që Buxheti të ekzekutohet normalisht dhe deri në fund të vitit të paguhen rregullisht pagat e punonjësve dhe pensionet si dhe ndihma sicoale.

“Janë siguruar fonde të likuiditetit që Buxheti të ekzekutohet normalisht në përputhje me planin deri në fund të vitit, gjegjësisht të paguhen rregullisht pagat e punonjësve, pensionet e pensionistëve, ndihma sociale, për të përmbushur rregullisht detyrimet ndaj ekonomisë, detyrimet ndaj kreditorëve, si dhe fondet për masa antikrizë për të ndihmuar ekonominë dhe përshpejtimin e revitalizimit. Ekziston gjithashtu një bafer (mjet sigurie), në varësi të zhvillimit të ngjarjeve, për një goditje të dytë të mundshme ose për servisim të pagesave që skadojnë në vitin 2021”, deklaroi Fatmir Besimi – Ministër i Financave.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...