“Do t’i djeg fëmijët!”, arrestohet autori që kërcënoi familjen e Behgjet Pacollit

Në Kosovë, Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kërcënuar me jetë, familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit.StrugaLajm

Ky lajm u mësua nga Naim Murseli, këshilltari i Pacollit. Sipas tij, personi i arrestuar e ka kërcënuar këtë të fundit se do t’i djegë fëmijët e Pacollit. Murseli tha se personi i arrestuar mbrëmë ka kërkuar edhe para nga Pacolli.StrugaLajm

Behgjet Pacolli, është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka denoncuar këtë rast në policinë e Kosovës, e cila pastaj ka proceduar me mbledhjen e provave dhe arrestimin e personit.

In : Aktuale

Loading...
loading...