Dobovjani,fshati strategjikë i Drinit të Zi (Retro)

Dobovjani është një nga fshtarat e Strugës që ndahet në mes nga Drini i Zi i cili si një pasuri natyrore i ka krijuar avantazhe të theksuara këtij lokaliteti i cili që në kohrat antike rezulton i banuar .Pavarsisht këtij avantazhi fshati edhe pse u ka mbijetuar periudhave të ndryshme historike që nga antikiteti është një nga lokalitetet e vogla të Strugës.Fshati Dobovjan ndodhet 9 kilometra larg qytetit të Strugës. Deri në vitin 2004 fshati Dobovjan gravitonte në Komunën e Velshtës, por me ndarjen administrative të vitit 2004 në rajonin e Strugës, pas shkrirjes së komunës së Veleshtës edhe ky venbanim iu bashkangjit Komunës së Strugës si të gjitha venbanimet e tjera. Ka një sipërfaqe të rrafshët dhe ndodhet në lartësi mbidetare prej 790 metrash. Në këtë fshat funksionon shkolla fillore katërvjeçare, ndërsa shkollimin prej klasës së pestë deri në klasën e tetë nxënësit e fshatit Dobovjan e zhvillojnë në fshatin Veleshtë. Ka një shitore, puntori private të vogla si dhe një xhami në mes të fshatit.Dobovjanit ka 150 shtëpi dhe 650 banorë. Të gjithë banorët i takojnë nacionalitetit shqiptarë, pjesa më e madhe e banorëve merren me bujqësi dhe blegtori ndersa një pjes e banorëve të Dobovjanit punojnë dhe jetojnë përkohësisht në perëndim.

Pakë histori për Dobovjanin!

Dobovjani është një fshat i vogël në krahasim me fshatrat që e rrethojnë rreth e rrotull, si Veleshtë, Vevçan, Labënisht, Podgorcë etj. Fshati është i vendosur në të dyja anët e Drinit të Zi, në një lartësi mbidetare prej 690 metrash. Sikurse të gjithë fshatrat e tjerë të banuar me shqiptarë, i ka karakteristikat e veta. Është pika më e ulët e lartësisë mbidetare të Fushëgropës së Ohrit. Në Drinin e Zi derdhet edhe përroi i Vevçanit, i cili në stinët e vitit ka sasi uji që ndryshon. Për pozitën gjeografike që ka fshati, aty në lashtësi (antikitet), ka kaluar rruga “Via Egnatia”, gjegjësisht “Rruga e karavanëve”, dhe rruga tregtare që ka lidhur Shkodrën – Dibrën me Manstirin dhe anasjelltas, e njohur në popull brez pas brezi si “Udha apo Xhadeja e Shkodrës”, rrugë e cila ka qënë shumë e rrezikshme, ku ka pasur shpesh herë edhe vrasje.Prof.doc Ferhat Polisi me origjinë nga ky lokalitet në një studim të tijin duke u referuar burimeve të ndryshme historike e portretizon Dobovjanin si një nga lokalitetet që ka patur një rëndësi strategjike .’’Në antikitet, sipas gojëdhënave fshati është quajtur PROSIBILA, Aty nga fundi i antikitetit të vonshëm (rreth vitit 518 të erës sonë), rajonin e kaplon një termet katastrofal, me çrast edhe ky lokalitet, si tërë rajoni rrafshohen me tokë. Por, banorët përsëri e ndërtojnë me material ndërtimor të asaj kohe, por, tani me emërtimin tjetër “Laktesh”, i cili emërtim është përdorur deri në shekullin XIV, kur fshati mer emrin D`bovjan. Më vonë në dokumnetet osmane e gjejmë të regjistruar me emrin Dibovjan, Doboëjan – te Hahni, Dopovlani – te K`ncovi, Dabovjan – te Jaranovi, Dobavjan – te Branisllav Nushiqi (1894), ndërsa sot e emërtojmë Dobovjani apo Dobovjoni’’thekson ai.
Shumica e studiuesve sllavomaqedon të pas luftës kanë shkruar për historinë e shqiptarëve në mënyrë tendencioze, deformuese, shtrembëruese, plotë lajthithje dhe me afsh antishqiptar, sepse këto kalemxhinj të rëndomtë e kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë si parim kryesor falsifikimin dhe falsitetin nënvizon Polisi . Ata vazhdimisht kanë dashur që emrin e fshatit ta ndërrojnë edhe një herë në vitin 1981, duke e pagëzuar Dabovjan.’’Është e padiskutueshme se fshati Dobovjan është lokalitet i vjetër. Aty ku e ndan Drini i Zi fshatin në dy pjesë, aty ka pasur dikur një urë druri me derë, ku ka qëndruar tagrambledhësi prej kohës së Ohrizadës në shekullin XV. Kush ka kaluar urën për shërbimin e kalimit ka paguar një shumë të caktuar parash. Për sigurimin dhe mbrojtjen e këtij urëkalimi, banorët e fshatit Dobovjan janë liruar nga tatimi i quajtur “AVARIZI DIVANI VETEQALIFI – ORFIC” (taksë e jashtëzakonshme dhe obligimet e tjera të rëndomta). Banorët e fshatit që e ruanin urën me derë dhe e mirëmbanin atë, ishin të liruar nga taksa e jashtëzakonshme, kurse gjatë dites merreshin me punët e përditshme. Nga ana veriore e fshatit shtrihet mali i quajtur “Krasta”, e cila dikur ka qënë e papyllëzuar, kurse tani ka bimë të ndryshme si: shkurre, dushk, palë, dollenja të zeza e të kuqe, frashër, krekzë etj. Drini i Zi ka pasur një rrjedhë të shpejtë dhe anëve (brigjeve) ka qënë i pyllëzuar me shelgje, plepa, verrinjë, etj, të cilat fshatit i jepnin pamjen e dendur të pyllëzuar.Fusha e Dobovjanit ka një shtritje për nga fshati tatesh i Epërm, nga ana lindore deri tek Çeshmja e Tushit (toponim), ndërkaq pjesa tjetër për nga fshati Veleshtë ka qënë e thatë e gurishte pa ujë. Kulturat bujqësore nuk mund të vaditeshin deri në fund të shekullit XIX, e në fillim të shekullit XX. Në këtë kohë falë njeriut të talentuar të quajtur DEMKU PASHA, e cili merr iniciativë, bën matjen e saktë dhe hap kanalin për ujitje, duke marrë ujin e përroit të Vevçanit, me çrast kjo fushë bëhet shumë pjellore për kulturat bujqësore’’përfundon ai.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...