Dolën nga burgu kapen duke transportuar klandestinë në Qafë Thanë

Dy 40 vjeçar nga Tirana janë arrestuar në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë  pasi po transportonin 4 shtetas të huaj me mjetet tip “Benz” dhe “Peugeot”

“Iu kishin premtuar kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit 150 euro secilit” informoi sot policia e Korçës.

Operacioni u kodua “Përsëritësit” dhe të dy të arrestuarit më përpara kishin kryer vepra të tjera penale.

Të arrestuarit janë E. T., 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Dhe  F. L., 41 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

/Ora News.tv/

Loading...
loading...











Loading…


loading…