Doli VIDEO/ Si u grabit brenda 18 sekondash supermarketi në Pogradec

Një supermarket është grabitur mesnatën e së shtunës në qytetin e Pogradecit. ABC ka publikuar videon e momentit kur hajduti me një pllakë betoni në dorë thyen derën prej xhami dhe futet me shpejtësi duke u drejtuar për te arka.

Hajduti ka gjetur një sasi të vogël lekësh nga xhiroja ditore të cilat i ka rrëmbyer me shpejtësi dhe është larguar duke humbur gjurmët. E gjithë grabitja është kryer në 18 sekonda. Identifikimi nuk do të jetë i lehtë, pasi autori që duket se është një i ri, ishte me kapele, maskë anti-covid dhe doreza.StrugaLajm


In : Aktuale

Loading...
loading...