Banorët e fshatrave Dollogozhdë, Tatesh i Poshtëm dhe i Epërm dhe lokalitete të tjera ballafaqohen me mungesë të theksuar të energjisë elektrike.
Vetëm sot mbi 10 herë rryma ka ikur në Tatesh të Epërm informon një banor i këtij lokaliteteti. Ai tejet i revoltuar nënvizon se prej vitesh pothuajse çdo dimër kjo pjesë e Strugës ndeshet me mungesë dhe ndërprerje të energjisë elektrike. (Strugalajm.com)