Dr.Cana dhe Dr.Demiri fitues të çmimit për humanizëm “Shën Nënë Tereza”

 Përveç Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministri Doc.dr.Venko Filipçe, fitues të çmimit “Shën Nënë Tereza” për vitin 2020 për humanizëm, janë edhe dy infektologët shqiptarë nga Klinika Infektive Universitare e Shkupit, Dr.Fadil Cana dhe Dr. Ilir Demiri, informon gazeta KOHA.

Mirënjohje iu dha edhe drejtorit të Klinikës për Sëmundje Infektiv Dr. Milena Stevanoviç, drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” Dr. Hristijan Kostov dhe drejtorit të Institutit për Sëmundjet e Mushkërive të fëmijëve “Kozle” Dr. Angelcho Andonovski.

“Sot, kur bota ballafaqohet me pandeminë e COVID- 19, e cila është kanosje globale për shëndetin e gjithë njerëzimit, të gjithë njëlloj kemi nevojë për mbështetjen e njëri tjetrit. Prandaj para kësaj vështirësie, sado që të jetë e panjohur, ajo që mbetet e njëjtë është dora e shtrirë humane, solidarizimi dhe sakrifikimi i komoditetit dhe rehatisë, sepse kjo fatkeqësi troket në çdo derë. Prandaj më lejoni që për këtë çmim të fituar edhe njëherë t’ju faleminderoj nderoj në emrin tim, në emër të dr. Ilir Demirit dhe të të gjithë ekipit anti-COVID, pranë klinikës universitare për sëmundje infektive me dy thëniet e humanistes dhe nobelistes tonë, Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Terezës e cila thoshte: “Çdonjëri nga ne, e ndjen se atë që e bën është vetëm një pikë në oqean, por nëse nuk bëjmë asgjë, atëherë oqeani do jetë më i varfër për atë pikë. Të gjithë ne nuk mundemi të bëjmë punë të mëdha, por mundemi të bëjmë punë të vogla me plot dashuri”, thotë dr.Cana, duke faliminderuar Shoqatën Qytetare “Nën Tereza e Shkupit” për çmimin, përcjell gazeta KOHA.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...