Drejtori i Doganës vjen nga Ohri!

Gjoko Tanasoski nga Ohri është drejtori i ri i Doganave të Maqedonisë i cili në këtë pozitë do të zëvendësojë Natasha Radeska Kërstevska e cila drejton këtë drejtori të fuqishme nga viti 2014, transmeton Zhurnal.mk

Tanasovski është anëtarë i kryesisë qendrore të LSDM ndërsa ka drejtuar shtabin zgjedhor në Ohër gjatë zgjedhjeve të fundit, ka punuar si drejtues i Sigurimit Croatia dhe njihet si një nga personat më të besueshëm të kryeministrit Zaev.StrugaLajm

Ndërkohë që Dogana dihet si një nga dikasteret më të rëndësishme dhe më të fuqishme në ndarjen e pushtetit në eshalonin e tretë dhe kjo drejtori me ndarjen e fundit i takon LSDM-së edhe pse përflitej me të madhe që do e drejtojë kuadër i BDI-së, por lufta e brendshme për pozita në partinë e Ahmetit detyroi këtë të fundit të heq dorë nga ky pozicion për të marrë kështu dy pozita tjera në këmbim të saj.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...