Drita, Nënë Tereza e re shqiptare, që po strehon skamnorët në Francë (Foto)

Humanistja shqiptare nuk ka të ndalur me aktivitetin e saj që po e zhvillon në Bordeaux të Francës. Për herë të fundit, mediat franceze raportuan për një rast të rëndë me një familje pesanëtarëshe nga Maqedonia, të cilën Drita Kurtsmajlaj e strehoi në vend të duhur e të ngrohtë në këtë acar dimri.

Një rast tjetër me një familje shtatanëtarëshe nga Maqedonia, gjithashtu ka lënë gjurmë të rënda në humanitetin e kësaj vajze shqiptare fisnike e bujare. Ajo, pa hezituar fare, e ka marrë përgjegjësinë për përkujdesjen ndaj kësaj familje me pesë fëmijë, tre prej të cilëve me aftësi të kufizuara, e cila për një javë të tërë, ka qëndruar nëpër rrugët e qytetit Bordeaux, e lënë nën mëshirën e fatit.

Pas marrjes së informatës për gjendjen e familjes nga Maqedonia, ajo ka shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me një fotograf francez dhe i ka strehuar për një moment në vend të sigurt, duke u përkujdesur që të kenë ushqim të mjaftueshëm dhe përkujdesje të nevojshme mjekësore e juridike. Më pas, ajo është angazhuar edhe për rregullimin e dokumentacionit për parashtrim të kërkesës për azil, ndërsa pas pak kohe u ka siguruar edhe shtëpi të përkohshme, derisa shteti francez nuk i ka marrë nën përkujdesje të tij. Për familjen në fjalë, Drita ka organizuar ftesë publike për donacione në rrethinën e saj dhe familjes i ka siguruar për një kohë të shkurtër rreth 5 mijë euro.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...