Në rrugën Strugë – Kërçovë, rruga skandaloze që është lënë pa ndërtuar si pasojë e keqqeverisjeve të pamëshirshme me vite, brenda 5 minutave, në një disrancë fare të shkurtër, ndodhën dy aksidente të rënda para syve tanë. Në njërën makina doli nga korsia pa sinjalistikën e duhur dhe u rrukulkis si në filma. Nxituam më shumë vetë të ndihmojmë. Kishte një udhëtar dhe doli gjallë. Por i gjakosur. Më pas dy makina ishin përpëasur gjithashtu në një kthesë pa shenja të qarta. Nuk arritëm ta shohim sa udhëtarë kishin makinat, sepese u ndihmonin të tjetërë njerëz. Urojmë pa pasoja për udhëtarët, që dukeshin pa lëndime të mëdha, por veturat u shkatërruan!
Kjo është fytyra e pa përgjegjësisë, të merr dhe jetën!
Nazim Rashidi![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)