Dy shqiptarë kapen me 11 kg heroinë në kufirin Itali-Zvicër

Një 34 dhe 25-vjeçar shqiptarë, me banim në Shqipëri, janë arrestuar në Chiasso pasi iu gjetën 11 kilogramë heroinë, ka bërë të ditur policia e kantonit dhe ajo lokale të enjten, shkruan Tagblatt.Të dyshuarit ishin në një veturë me targa nga Shqipëria dhe po përpiqeshin të hynin në Zvicër nga Italia.

Por vetura e tyre u vendos të kontrollohej nga një grup specialistësh, të cilët zbuluan substancat e paligjshme. Dy shqiptarët akuzohen për shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Drogat Narkotike.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...